Telegrafi

Pesë të lënduar në dy aksidente në rrugën Ohër-Kërçovë, rrokulliset një kamion

Foto: Ilustrim

Mëngjesin e sotëm janë regjistruar dy aksidente në rrugën Ohër-Kërçovë, prej ku janë lënduar gjithsej pesë persona.

Në hyrje të Ohrit është rrokullisur një kamion, shoferi i të cilit është shtrirë në spitalin e Ohrit pas lëndimeve të marra. Kamioni është në pronësi të kompanisë që po zhvillon punimet për ndërtimin e rrugës Kërçovë-Ohër.

Në një aksident tjetër mes dy makinave në rrugën afër fshatit Pesoqan janë lënduar katër persona, të cilët janë transportuar në Spitalin e Ohrit për ndihmë mjekësore.

Për momentin nuk ka detaje për arsyet e aksidenteve dhe se çfarë lëndime kanë marrë personat. MPB njofton se gjatë ditës do të jep informacione shtesë.