Site icon Telegrafi

Pesë të lënduar në aksident komunikacioni në Strazhë

Nga MPB-ja bëjnë të ditur se në një aksident komunikacioni që ka ndodhur sot rreth orës 13 në afërsi të Strazhës, janë lënduar pesë persona, përjell Telegrafi Maqedoni.

Në afërsi të Strazhës, vetura me regjistrim të Bjellorusisë, e drejtuar nga shtetas bjellorus, ka dalur nga rruga pasi që drejtuesi i veturës ka humbur kontroll mbi të. Krahas tij në veturë kanë qenë dy gra dhe dy fëmijë. Të lënduarit janë dërguar në spitalin e Gostivarit për kujdes mjekësor dhe janë jasht rrezikut për jetë.
Komunikacioni në drejtimin Gostivar-Kërçovë rrjedh pa asnjë pengesë./Telegrafi/

Exit mobile version