Telegrafi

Pesë të lënduar në aksident komunikacioni, në Grashticë të Prishtinës

Në një aksident komunikacioni, që ka ndodhur sot pasdite në fshatin Grashticë të Prishtinës, pesë persona kanë pësuar lëndime trupore.

Lajmin e ka konfirmuar për Telegrafin, Flora Ahmeti – zëdhënëse e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës.

“Sot rreth orës 16:00 në fshatin Grashticë, ka ndodhë një aksident trafiku, ku janë përfshirë dy automjete. Si pasojë e aksidentit pesë persona kanë pësuar lëndime trupore. Personat e lënduar janë dërguar për trajtimin e nevojshëm mjekësor në QKUK”, ka thënë Ahmeti.

Sipas saj, njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti. /Telegrafi/