Numri i rasteve që kanë rezultuar pozitiv me COVID-19 në Komunë e Vushtrrisë ka shkuar në 5.
Drejtori i Drejtoriatit të Shëndetësisë në Komunën e Vushtrrisë, Sylejman Meholli ka dhënë detaje për të infektuarit e ri ne COVID-19, që vijnë nga kjo komunë.
Ai ka thënë se edhe tri rastet e reja, janë kontakte të personit të parë nga Vushtrria që ka rezultuar pozitiv me COVID-19, përcjell Telegrafi.
“Pra të gjitha rastet e konfirmuara me coronavirus, vijnë nga një familje bërthamë. Pra nuk kemi raste jashta kësaj familje”.
Meholli thotë se Komuna e Vushtrrisë është përgatitur me kohë për t’u përballur me këtë sëmundje.
“Me mjete vetanake të komunës kemi rritur furnizimet me maska dhe dezinfektues”.
Drejtori i Drejtoriatit të Shëndetësisë në Komunën e Vushtrrisë thotë se tashme janë dezinfektuar edhe objektet shëndetësore e ato shkollore./Telegrafi/