Policia e Kosovës njoftoi se njësitet policore duke vepruar në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata kanë kontrolluar gjashtë lokacione të ndara në regjionin e Prishtinës dhe të Gjakovës, ndërsa në lidhje me rastin janë arrestuar pesë persona.
Kontrolli i lokacioneve është bërë të mërkurën në ora 07:00.
Gjatë kontrollit në cilësi të provave materiale janë gjetur dhe konfiskuar: dy (2) armë të gjata, pesë(5) armë të shkurta, 175 copë fishekë të kalibrave të ndryshëm, 4 vula të ndryshme, 2 pasaporta si dhe disa dokumente të tjera.
Në lidhje me rastin janë arrestuar pesë të dyshuar meshkuj. Me vendim të prokurorit të dyshuarit dërgohen në mbajtje. /Telegrafi/