Juventusi tashmë ka ndërtuar një skuadër që po konkurron për të gjithë trofetë në Evropë, derisa janë në kërkim të triumfit në Ligën e Kampionëve.
Skuadra italiane në sezonin e kaluar e fitoi titullin e tetë më radhë në Serie A, por që ende po u mungon suksesi në Evropë.
Zonja e Vjetër ka investuar ndër vite në lojtarë të talentuar, por prej tyre dallohen pesë emra që në sezonin e ri e meritojnë të kenë një shans në skuadrën e parë:
Manolo Portanova
Mesfushori 19-vjeçar po i impresionon të gjithë në akademinë e Juventusit, derisa në mediat italiane raportohet se lojtari e meriton një shans në sezonin e ri në skuadrën e parë. Cilësitë e tij janë për t’u admiruar, e që mungesa e një mesfushori organizativ të torinasit, mund t’i sigurojë Portanovas një vend në skuadrën e parë.
https://www.youtube.com/watch?v=jEEtp69B1lc
Rodrigo Bentancur
Uruguaiani 22-vjeçar kishte filluar mjaftë mirë aventurën te Juventusi, mirëpo lëndimet bënë që ai të humbiste vendin e titullarit në sezonin e kaluar, por që në sezonin e ri do ta ketë shansin që ta fitojë sërish pozicionin e tij, derisa do të garojë me Aaron Ramseyn dhe Adrien Rabiotin.
https://www.youtube.com/watch?v=uDkrF8-xdFo
Pablo Moreno
Sulmuesi i talentuar spanjoll rrjedh nga akademia e Barcelona, mirëpo Juventusi arriti ta transferonte atë në verën e kaluar. Moreno mund të shkojë hapave të Moise Kean, por dallimi mes tyre është se spanjolli ka një teknikë të jashtëzakonshme dhe është shumë i shpejtë.
Stephy Mavididi
Një emër shumë i njohur për tifozët e Arsenalit. Stephy Mavididi kaloi në verën e kaluar te Zonjae Vjetër nga Gunner, pas tetë vitesh qëndrimi në veri të Londrës. Sulmuesi i talentuar në sezonin e kaluar kishte shënuar gjashtë gola, e që në Itali shihet si njëri ndër sulmuesit më të talentuar.
Matheus Pereira
Braziliani 21-vjeçar është shumë i adhuruar nga Juventusi, pasi mund të luajë që nga mesfushori defanziv e deri në fazën e sulmit. Kampioni i Serie A-së më shumë gjasë do t’i jap shansin Pereiras që të debutojë në skuadrën e parë në sezonin e kaluar, derisa do të jetë një shan i mirë për të që t’i tregojë aftësitë e tij si në driblim, ashtu edhe në fazat defanzive dhe ofanzive. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=GtkqNylYqPk