Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari tha se pesë studentët më të mirë që kanë diplomuar në Shkup, Tetovë e Shtip do të punësohen në klinika dhe tha se shumë shpejt, kjo do të jetë pjesë e ligjit të ri për mbrojtje të shëndetësisë.
“U dakorduam që pesë studentët që kanë diplomuar, më të mirët në fakultetin e Mjekësisë në Shkup, Tetovë dhe në Shtip të punësohen. Ata qe kanë diplomuar në Shkup do të punësohen në klinikat në Shkup, ata që kanë diplomuar në Tetovë do të punësohen në Spitalin Klinik të Tetovës dhe ato që kanë diplomuar në Shtip atje do të punësohen, në Spitalin Klinik të Shtipit”.
“Së shpejti, kjo do të të jetë pjesë e ligjit të ri për mbrojtje shëndetësore deri sa ta sjellim ligjin, kështu do të mundohemi që si ministri t’i motivojmë drejtorët e klinikave dhe Spitaleve Klinike që t’i pranojnë këta njerëz”, tha Taravari pas takimit me dekanin e Fakultetit të Mjekësisë në Shkup, Svetozar Antoviq.
Ai tha se në takim u fol për moratorium të disa specializimeve dhe prioritet duhet të kenë specializimet e onkologjisë, radiologjisë, patologjisë dhe anesteziologjisë./Telegrafi/