Telegrafi

Pesë stile të këndshme flokësh të cilat mund t’i bëni me ndihmën e shiritit të flokëve (Foto)

Nuk ka mënyrë për të shpenzuar më pak në stilimin efektiv dhe trendi të flokëve, sepse e gjitha që ju nevojitet është një shirit i zakonshëm.

Më të popullarizuarat janë shiritat ngjyrë të zezë dhe të kadifenjtë, mirëpo në pranverë ato lirisht mund të jenë edhe në ngjyra të zjarrta apo me dezenë, mbresëlënëse dhe të padukshme, transmeton Telegrafi.

Gërsheti i ulët

Mund të jetë edhe gërshet i çrregullt nga i cili dalin disa tufa, por edhe gërshet i mbështjellë i përforcuar me shirit zbukurues.

Bishti i ulët

Ky stil u përshtatet gjatësive të ndryshme të flokëve dhe është mënyra më e thjeshtë që bishtit të zakonshëm t’i jepni dukje shik.

Shtrini flokët (sikur të lëpira për koke) dhe lidhni në bisht të fortë dhe zbukurojini me shirit apo, megjithatë kalojeni llastikun e flokëve dhe bëni bisht spontan vetëm me shirit nga i cili lirisht mund të dalin disa tufa.

Bishti i lartë

Bishti i lagur fuqishëm do të duket shumë më elegant nëse llastikun e flokëve e mbështillni me trakë zbukuruese.

Bishtalec i thurur

Edhe bishtaleci më i zakonshëm do të duket shik nëse në fund e zbukuroni me fjongo të bërë nga shiriti.

Flokët e lëshuara

Me shirit mund t’i zbukuroni flokët e lëshuara. Vetëm qitni dy tufat e para nga prapa dhe lidhni me shirit zbukurues, ndërkaq edhe në këtë rast mund të jenë të rregullta apo spontane.

/Telegrafi/