Nëse gjatë disa viteve të kaluara ka dominuar trendi i stileve të zakonshme të flokëve, viti 2023 ka mundësi të surprizojë
Në vazhdim shikoni disa ndër trendët e stileve të flokëve të cilët mbase do t’i shihni si dominojnë në vitin i cili është para nesh.
Flokët valëvitëse, ndarja anësore, bob, balluket – ato do të sundojnë vitin e ardhshëm, të paktën duke gjykuar nga ajo që mund të shihet në pasarela këto ditë, transmeton Telegrafi.
Balluket
Gjëja më e mirë që ka të bëjë me balluket është se janë një stil i thjeshtë, por mund të transformojnë tërësisht dukjen.
Ndarja anash
Debatin mbi ndarjen anash apo në mes e kanë ndërprerë koleksionet siç është revista Tommy Hillfiger vjeshtë/dimër 2022. Ndarja e thellë anash ka dominuar në pasarela dhe ka përforcuar statusin elitar të këtij stili flokësh.
Stili bob i flokëve
Ky stil i guximshëm i flokëve menjëherë i jep formën çdo dukjeje, është i shkëlqyeshëm nëse keni flokë të hollë, sepse në këtë mënyrë do të duken më të dendura dhe do të jetë më të lehtë për t’i formësuar.
Mini val
Trendi i papritur drejtpërdrejt nga pasarela, siç po shihet nga Fom Ford dhe revista Fendi për vitin 2023, janë kaçurrelat e imëta. Ekspozojeni anën tuaj të egër në sezonin e ardhshëm me këtë stil flokësh të guximshëm.
Bisht i ulët
Bishti i ulët u shfaq në shfaqjet Chanel dhe Miu Miu. Për të arritur pamjen, thjesht zgjidhni një xhel për t’i bërë flokët tuaj të lëmuar, tërhiqini dhe mund t’i aksesoni me një karficë për t’i bërë flokët tuaj më interesantë.
/Telegrafi/