Viti i ri është rasti më të mirë për freskimin komplet të dukjes që në fillim të vitit.
Këto na kanë treguar edhe yje të shumta të famshme, të cilat para fillimit të vitit të ri kanë vendosur për ndryshim të dukjes.
Gjatësia e flokëve deri në supe pikërisht është stil universal flokësh, e cila është mikluese praktikisht për do formë të fytyrës, apo edhe të tipave të flokëve, qoftë kur është fjala për flokët kaçurrela, të rrafshëta apo me tallaze.
Mirëpo, nëse kjo gjatësi flokësh ju është bërë monotone, po ju sjellim disa ide të cilat dukshëm do të freskojnë dukjen tuaj, transmeton Telegrafi.
Se a do të jetë fjala për ndryshimin dramatik dhe suptil varet nga ju, mirëpo është fakt që damat gjatë muajve të kaluar në tepihun e kuq kanë shëtitur edhe variacionin e parë, edhe të dytin, qoftë kur kanë bartur lob si Jessica Biel apo Kerry Washingtonin e mrekullueshme ose kanë vendosur për ndryshim diçka më dramatik si Katie Holmes – e cila kurrë nuk është dukur më mirë se sa me këtë stil flokësh.
Shikoni në vazhdim pesë stile flokësh të cilat do të zëvendësojnë lobin në vitin 2018:
1. Bob me balluke
2. Flokë me gjatësi dhe balluke të ndara
3. Rrënjë të rritura
4. Pixie me flokë diç më të gjatë
5. Flokët e thinjura ngjyrë hiri
/Telegrafi