Trupat e pesë skiatorëve të zhdukur janë gjetur në Alpet zvicerane, ka thënë policia.
Autoritetet lokale janë ende në kërkim të një personi të gjashtë.
Një operacion i madh kërkimi dhe shpëtimi filloi të shtunën pasi grupi u zhduk pranë malit 3,706 metra të lartë Tete Blanche, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.
Ata ishin nisur nga Zermatt, shtëpia e malit të famshëm Matterhorn, në një turne skish drejt Arolla përgjatë kufirit zvicerano-italian.
Pesë nga gjashtë skiatorët u gjetën në orën 21:20 me orën lokale “pa asnjë shenjë jete”, tha një deklaratë nga policia zvicerane e kantonit Valais.
Autoritetet i kishin thënë më parë BBC-së se skiatorët ishin të gjithë shtetas zviceranë dhe ishin të moshës nga 21 deri në 58 vjeç.
Policia lokale tha se ekipet në të dy anët ishin alarmuar, por moti i keq po pengonte operacionin.
Anjan Truffer, kreu i shërbimit të shpëtimit ajror të Zermatt, i tha BBC-së se moti ishte aq i keq sa “fluturimi nuk është një opsion”, me “erëra shumë të forta, borë të madhe, rrezik të lartë orteku dhe dukshmëri zero”. /Telegrafi/