Maqedonia e Veriut në raportin ndërmjet importit dhe eksportit, vetëm për katër muaj ka regjistruar deficit tregtar në vlerë prej 828 573 000 euro, pasi me shumicën e shteteve më shumë importon sesa eksporton mallra..
“Në janar – prill 2023, sipas vëllimit të përgjithshëm të këmbimit tregtar, Republika e Maqedonisë së Veriut ka tregtuar me Gjermaninë, Britaninë e Madhe, Greqinë, Serbinë dhe Bullgarinë”, raporton Enti Shtetëror i Statistikave.
Gjermania në Maqedoninë e Veriut ka sjellë mallra në vlerë prej 21 697 074 000 denarë, ndërsa ka Maqedonia aty ka dërguar 78 722 430 000 denarë. Raport të tillë pozitiv, Maqedonia e Veriut ka edhe me Hungarinë, Kosovën, Belgjikën, Çekinë dhe Spanjën.
Për katër muaj, Maqedonia e Veriut ka eksportuar mallra në vlerë prej 2 787 049 000 euro, ndërsa ka importuar 3 615 622 000 euro, duke shënuar rritje të eksporteve dhe ulje të importeve.