Pesë shtete të premten pa konkurrencë janë zgjedhur në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së me mandat dyvjeçar si vende anëtare jo të përhershme të Këshillit të Sigurimit. Këto janë Bregu i Fildishtë, Guinea Ekuatoriale, Kuvajti, Peru dhe Polonia.
Asambleja e Përgjithshme, e cila ka 193 vende anëtare, votoi me shumicë që Holanda t’i bashkëngjitet Këshillit të Sigurimit për një vit, duke nisur nga 1 janari 2018.
Pjesëmarrja në Këshillin e Sigurimit është i rëndësishëm, pasi iu mundëson shteteve që të ndikojnë në çështje të rëndësishme për paqen dhe sigurinë në botë, transmeton KosovaPress.