Telegrafi

Pesë shqiptarë të plagosur nga tërmeti në Itali

Ka arritur në 24 numri i viktimave nga tërmeti i fuqishëm që goditi Italinë në rajonin e Lazios.

Ndërkaq, mediat italiane raportojnë se pesë shtetas shqiptarë janë plagosur nga tërmeti i orëve të para të mëngjesit.

Lexo po ashtu Tërmeti në Itali: Pamje drithëruese të regjistruara nga kamerat e sigurisë (Video)

Pesë shqiptarët jetonin në qytetin Amatrice dhe të gjithë ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Mes të plagosurve shqiptarë mësohet të ndodhet edhe një grua.

Gruaja e plagosur ndodhet në sallën e operacionit ku po i jepet ndihma mjekësore. /mapo.al/