Ka arritur në 24 numri i viktimave nga tërmeti i fuqishëm që goditi Italinë në rajonin e Lazios.
Ndërkaq, mediat italiane raportojnë se pesë shtetas shqiptarë janë plagosur nga tërmeti i orëve të para të mëngjesit.
Pesë shqiptarët jetonin në qytetin Amatrice dhe të gjithë ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Mes të plagosurve shqiptarë mësohet të ndodhet edhe një grua.
Gruaja e plagosur ndodhet në sallën e operacionit ku po i jepet ndihma mjekësore. /mapo.al/