Telegrafi

Pesë shprehitë që ju ndihmojnë të jetoni më gjatë

Siç duket adoptimi i disa shprehive të shëndetshme faktikisht mund t’jua rritë jetëgjatësinë.

Një studim i fundit amerikan, i kryer nga Universiteti i Harvardit, ka mbledhur të dhënat e më shumë se 123,000 personave në mënyrë që të përcaktojë se cilët faktorë ndikojnë në jetëgjatësi, transmeton Telegrafi.

Rezultatet kanë zbuluar se pjesëmarrësit të cilët ndjekin dieta të shëndetshme e mirëmbajnë peshën, ushtrojnë rregullisht, konsumojnë alkool në sasi të moderuar dhe nuk tymosin duhan janë më të prirë të jetojnë më gjatë.

Në fakt, femrat të cilat i kanë këto pesë shprehi jetojnë deri në 14 vjet më gjatë, ndërkaq meshkujt deri në 14 vjet më gjatë.

Statistikat gjithashtu kanë treguar se pjesëmarrësit të cilët kanë stile të shëndetshme të jetesës janë më pak të prirë të vdesin nga sëmundjet e zemrës dhe kanceri.

Hulumtuesit kanë pranuar se këto rezultate nuk kanë qenë të papritura, por rezultatet kanë theksuar se deri në cilën masë e rrisin jetëgjatësinë shprehitë e shëndetshme. /Telegrafi/