Site icon Telegrafi

Pesë shprehitë që e bëjnë të fortë një lidhje

Menaxhimi i duhur i lidhjeve është art në vetvete – përderisa disa gjëra mund të funksionojnë për një çift, kjo nuk do të thotë se e njëjta teknikë mund të funksionojë edhe në çiftin tjetër.

Ende, edhe pas shumë dekadash, njerëzit kanë vërejtur se ka disa sjellje të caktuara të cilat u ndihmojnë njerëzve të afrohen më shumë me njëri-tjetrin.

Telegrafi më poshtë ju sjell disa shprehi të cilat mund t’i aplikoni në baza ditore për ta forcuar dhe përmirësuar lidhjen:

Kujdesi për njëri-tjetrin

Një nga aspektet thelbësore të të qenit afër me dikë është të keni mundësinë t’i thërrisni dhe të bisedoni kurdo që keni nevojë. Kjo nuk do të thotë se duhet ta shpërqendroni partnerin kur është në punë, por të shihni se si po kalon, çfarë ka të re, etj.

Qeshja së bashku

Shkencëtarët për një kohë të gjatë kanë treguar se qeshja së bashku ndihmon në forcimin e lidhjes dhe e rrit raportin. Përpiquni të kaloni një kohë argëtuese dhe të qeshni kur dilni me partnerin.

Dëgjimi…

Aspekt tjetër i rëndësishëm për përmirësimin e lidhjes është aftësia e të qenit dëgjues/e i mirë.

Duhet të mësoheni ta lini egon mënjanë, ta dëgjoni partnerin me kujdes dhe ta kuptoni atë!

Sinqeriteti

Sinqeriteti është arti që po vdes këto ditë – dhe kjo është turp sepse sinqeriteti është mënyra më e mirë për ta përmirësuar lidhjen. Vetëm rikujtoni ato kohëra kur keni mbajtur sekrete dhe sa keq jeni ndjerë!

Spontaniteti

Normalisht, kur filloni të plakeni dhe keni një punë aktive, nuk mund të jeni po aq spontan sa keni qenë në vitet e adoleshencës. Por kjo nuk do të thotë se asnjëherë s’do të përpiqeni të jetoni në moment. /Telegrafi/

Exit mobile version