Telegrafi

Pesë shenjat që tregojnë se po konsumoni shumë sheqer

Njerëzit në mënyrë të pavetëdijshme po hanë shumë sheqer se sa duhet, edhe nëse po përpiqen ta shmangin.

Shumë prej nesh e dimë se sheqeri nuk është i mirë për shëndetin tonë. Për këtë arsye, është diçka që shumë njerëz përpiqen ta reduktojnë në rutinën e tyre të përditshme, ose duke ngrënë më pak ushqime me sheqer ose duke zgjedhur versione të pijeve me gaz pa sheqer, shkruan Express.co.uk.

Por, pavarësisht përpjekjeve tona më të mira, ne ende mund të konsumojmë më shumë sheqer sesa e kuptojmë – me shumë ushqime që përmbajnë sheqer, pa e vërejtur këtë. Kjo për shkak se mund të renditet si një përbërës me një emër tjetër, si saharozë, shurup misri ose dekstrozë.

Dhe erëzat që shtojmë rregullisht në vaktet tona, të tilla si ketchup dhe salca e ‘barbecue’, janë shkelje të tjera kur bëhet fjalë për përmbajtjen e sheqerit. Ndërsa mund të mos mendoni se kjo është diçka për t’u shqetësuar shumë, është e rëndësishme të mbani mend se gjithçka duhet të llogaritet.

Ngrënia e tepërt e sheqerit është e lidhur me një sërë çrregullimesh shëndetësore si obeziteti, diabeti, presioni i lartë i gjakut, prishja e dhëmbëve dhe kolesteroli i lartë. Prandaj, zbulimi i ndonjë shenje paralajmëruese se po e teproni me sheqerin është jetike.

Një eksperte deklaroi për British Vogue për disa shenja paralajmëruese ndaj të cilave duhet të keni kujdes. Dr Lela Ahlemann, një specialiste në dermatologji, flebologji, proktologji dhe mjekësi ushqimore, ndau pesë simptoma që duhet t’i merrni parasysh.

Shtimi në peshë dhe uria e vazhdueshme

Sheqeri është i dendur me kalori, që do të thotë se shumë prej sasisë mund të çojë në shtim të shpejtë në peshë. Megjithatë, kjo nuk është e vetmja arsye.

Dr. Ahlemann shpjegoi se mund t’ju bëjë të ndiheni “vazhdimisht” të uritur. Ajo tha: “Arsyeja për këtë është se sheqeri rrit nivelet e glukozës në gjak në afat të shkurtër, por nuk është i ngopur, për shkak të mungesës së fibrave. Kur jeni gjithmonë të uritur, përfundoni duke ngrënë më shumë sesa keni nevojë, gjë që më pas çon në shtim në peshë”.

Aknet

Dr. Ahlemann zbuloi se konsumi i sheqerit mund të shkaktojë rritjen e niveleve të një hormoni të quajtur faktori i rritjes i ngjashëm me insulinën 1, ose IGF-1.

Së bashku me insulinën, IGF-1 stimulon gjëndrat dhjamore dhe keratizimin e tepruar në zonën e gjëndrave dhjamore, kjo është arsyeja pse ato bllokohen, duke çuar në puçrra fytyre dhe inflamacion”, tha ajo.

Dëshira për të ngrënë dhe luhatjet e humorit

Konsumimi i sheqerit bën që nivelet e glukozës të rriten shpejt, gjë që çon në çlirimin e insulinës. Por kjo rritje është shpesh aq e fortë sa sheqeri në gjak nuk bie përsëri në një nivel normal dhe në vend të kësaj bie nën nivelin bazë, tha Dr Ahlemann.

“Kjo quhet hipoglikemi, që më pas çon në dëshira për të ngrënë. Në disa njerëz, ajo gjithashtu çon në ndryshime të humorit dhe kriza”.

Keni një sistem të dobët imunitar

Nëse sëmureni më shpesh se që duhet, mund të jetë shkaktuar nga dieta e juaj, specifikisht nga ngrënia e sheqerit.

“Normalisht, sheqeri absorbohet nga trupi nëpërmjet zorrëve të vogla. Megjithatë, nëse sasia e sheqernave të thjeshta, si glukoza dhe fruktoza, që konsumojmë tejkalon kapacitetin e zorrës sonë të hollë, ajo përfundon në zorrën e trashë”, pohoi ekspertja.

Bakteret që jetojnë në zorrën e trashë më pas ushqehen me sheqerna.

“Ushqyerja selektive çon në një përhapje të këtyre baktereve. Problemi është se, për fat të keq, ato mbajnë endotoksina në sipërfaqen e tyre bakteriale, të cilat më pas mund të largohen nga zorrët dhe të hyjnë në qarkullimin e gjakut, duke çuar në inflamacion të heshtur, i cili përshpejton plakjen dhe dobëson sistemin imunitar”.

Plakje e përshpejtuar

Dr Ahlemann tha se është vërtetuar shkencërisht se marrja e lartë e sheqerit çon në formimin e produkteve përfundimtare të avancuara të glikacionit (AGEs), të cilat shkatërrojnë fibrat e kolagjenit. shpjegon Ahlemann.

“Kur ka shumë AGE, fibrat tona të kolagjenit bëhen të ngurtë, të brishtë dhe të degjeneruar. Trupi është gjithashtu më pak i aftë të riparojë veten, që do të thotë se cilësia e kolagjenit tonë përkeqësohet më tej”.

Shërbimi Shëndetësor Ndërkombëtar rekomandon që të rriturit nuk duhet të kenë më shumë se 30 gram sheqerna të lira në ditë, (afërsisht ekuivalente me shtatë kube sheqeri). /Telegrafi/