Disa meshkuj kanë frikë nga lidhja, marrëdhëniet e gjata dhe martesa. Ekspertët tregojnë pesë shenja që mund t’ju ndihmojnë të njihni meshkujt e tillë.
Për të shmangur flirtimin me një mashkull që ka frikë nga një lidhje e gjatë, kushtojini vëmendje disa gjërave që mund të jenë një alarm për raportin tuaj.
Ka një listë të gjatë të marrëdhënieve të shkurtra
Lista e tij e marrëdhënieve të shkurtra është shumë e gjatë dhe përgjigja në pyetjen “pse?” rëndom është: “Nuk gjeta të duhurën”; “Për shkak të punës”; “Nuk isha gati të sistemohem”; dhe shumë justifikime të tjera të ngjashme.
Mërzitet shpejt për gjithçka
Kur ai ju pushton, ju papritur nuk jeni më interesante për të, e ndjeni duke u tërhequr dhe duke u larguar pa ndonjë arsye të qartë. Arsyeja për këtë është tendenca e tij për t’u mërzitur shpejt me gjithçka në jetë, madje edhe marrëdhëniet e dashurisë. Ai nuk është i gatshëm për një lidhje të gjatë dhe për ngritjet dhe rëniet e përditshme që sjell jeta.
I pëlqen lidhja në largësi
Këta lloj burrash nuk e pëlqejnë intimitetin, i cili është një kërcënim. Gjithashtu, është karakteristikë e tyre të shohin njerëz që jetojnë larg, sepse është kaq e pamundur të lidhesh.
Nuk ju vlerëson dhe është i paqëndrueshëm
Ky lloj mashkulli dëshiron të marrë vendime dhe gjithmonë të planifikojë kohën tuaj së bashku dhe ju detyron të përshtateni. Gjithashtu, shpesh ndryshon disponimin dhe ju adhuron një ditë, kurse ditët në vijim nuk i përgjigjet telefonit, nuk u përgjigjet mesazheve, ndërsa edhe nëse përgjigjet, është mjaft i ftohtë. Kur ju telefonon, është i gatshëm të kërkojë falje për mos thirrjen për shkak të detyrimeve të punës.
Shmang bisedat për marrëdhënien dhe jua “imponon” fajin
Ai gjithmonë përpiqet të dalë nga biseda në lidhje me marrëdhënien tuaj dhe e kthen gjithçka në një shaka. Gjithashtu, njerëzit e tillë shpesh do t’ju “ngarkojnë” me faj kur nuk arrini të pamundurën. Në marrëdhëniet normale, kjo nuk bëhet dhe nuk duhet të pyesni veten, sepse nuk jeni me të vërtetë fajtore. /Telegrafi/