Site icon Telegrafi

Pesë shenja që tregojnë se dikush është i interesuar të ketë lidhje romantike me ju…

Ai mund të jetë duke ju kushtuar vëmendje të veçantë dhe duke qeshur me shakatë tuaja, por si ta kuptoni nëse me të vërtetë është i interesuar në ju?

Para se ta bëni hapin e parë – dhe të rrezikoni ta turpëroni veten – dy ekspertë kanë treguar pesë shenjat më të rëndësishme të cilat duhet t’i shikoni para se të ndërmerrni ndonjë gjë, transmeton Telegrafi.

James Preece dhe alexander Ziff thonë se nëse i vëreni të gjitha këto shenja, atëherë dashuria mund të jetë në horizont.

Afërsia

Të gjithë e kemi hapësirën personale të trupit, të cilën gjatë gjithë kohës e mbrojmë. Por, nëse dikush është i interesuar në ju, ai do të bëjë më të mirën që t’ju afrohet dhe ta thyej këtë barrierë.

Kjo mund të jetë duke ju prekur në dorë apo thjesht duke e lëvizur karrigen më afër. Nëse i kundërpërgjigjeni prekjes ës tyre, atëherë keni parasysh se gjërat mund të eskalojnë shumë shpejt…

Kapsitja e shpejtë e syve

Nëse e vëreni se është duke i kapsitur sytë më shpejt se zakonisht, atëherë kjo është shenjë se po i pëlqeni. Kjo mund të shpjegohet me faktin se kontakti i zgjatur me sy, i kombinuar me emocione, i detyron sytë të thahen shumë më shpejt.

Flet shumë dhe të ngacmon

Meshkujt të cilët janë të interesuar në një femër do të përpiqen të flasin aq më shumë që është e mundur për vetveten. Kjo për shkak se meshkujt janë të ‘programuar’ të përpiqen të lënë përshtypje të mirë, e këtë e bëjnë duke e lavdëruar veten.

Veç kësaj, të dy gjinitë i përdorin ngacmimet e ndryshme si mënyrë e filtrimit.

Keni filluar të vëreni ndryshime të vogla…

Nëse ju komentojnë kur e ndryshoni stilin e flokëve apo keni veshur diçka ndryshe, atëherë kjo është shenjë e rëndësishme që tregon se po i pëlqeni. Personat që ju pëlqeni do t’ju kushtojnë më shumë vëmendje hollësirave.

‘Vështirë për t’u zënë’

Fatkeqësisht, disa njerëz të cilëve u pëlqen mund të përpiqen t’ju bëjnë ta mendoni krejtësisht të kundërtën. P.sh., këtë mund ta bëjnë duke i vonuar mesazhet, sepse mendojnë që në rast se lidhen apo afrohen shumë shpejt, ju mund të largoheni. /Telegrafi/

Exit mobile version