Nuk ka dyshim që për shumë gra flokët janë thelbësore për t’u ndjerë tërheqëse.
Flokët, kur janë të shëndetshëm, dhurojnë një pamje të gjallë dhe rrisin vetëbesimin, transmeton Telegrafi.
Kujdesi dhe përpjekjet e vazhdueshme përmirësojnë cilësinë e flokëve në masë të madhe dhe ndihmojnë të mbani flokët e bukur, të fortë dhe të shëndetshëm.
Identifiko cilësinë e flokut tënd
Cilësia e flokut tuaj mund të klasifikohet nga të brishtë në të butë, nga kaçurrel në të drejt, nga flokë të yndyrshëm në të thatë, nga të trashë në flokë të hollë etj.
Duhet të zgjidhni shampon tuaj duke u bazuar në cilësinë e flokëve.
Varësisht nga lloji i flokut, një rutinë e kujdesshme për flokët është e nevojshme.
Kërko ndihmë profesionale
Të kërkosh ndihme profesionale nuk është një ide e keqe.
Një dermatolog do t’ju ndihmoj të kuptoni kërkesat e lëkurës, ndërsa një mjek i përgjithshëm do t’ju jap një vizion për kujdesin e flokëve dhe produkteve të përshtatshme për lëkurën tuaj.
Thoni lamtumirë ujit të nxehtë
Shmangni larjen e flokëve me ujë të nxehtë.
Uji i nxehtë e dëmton lëkurën e flokëve duke i bërë rrënjët e flokëve të dobëta dhe duke hequr lagështinë e nevojshme nga koka.
Bëni masazh skalpit tuaj
Tipi i katërt është vajosja e flokëve të paktën një herë në javë.
Vajosja mund të mos jetë e nevojshme për të gjitha llojet e flokëve, por një masazh i kokës ndihmon dhe përmirëson qarkullimin e gjakut në lëkurë.
Kjo rritje e qarkullimit të gjakut ofron flokë të shkëlqyer.
Përdorni krehrin e duhur
Përdorja e furçës apo krehrit të duhur është një sekret shumë i thjeshtë për përmirësimin e cilësisë së flokëve.
Përdorimi i krehrit të dhëmbëzuar, të gjerë dhe një furçe me cilësi të mirë është e rëndësishme. /Telegrafi/