Telegrafi

Pesë sekonda! Kaq i mjaftuan Jorge Masvidalit për ta mposhtur Ben Askrenin duke regjistruar nokautin më të shpejtë në historinë e UFC-së

Jorge Masvidalvs Ben Askren (Foto: Sean M. Haffey/Getty Images/Guliver)

Jorge Masvidal regjistroi nokautin më të shpejtë në historinë e UFC-së të shtunën, duke mposhtur Ben Askren me një gju që e goditi në nofull në përballjen e UFC 239.

Në momentin kur ra gongu për fillimin e meçit, Masvidal veproi shpejt për ta goditur me gju kundërshtarin e tij që ishte deri mbrëmjen e kaluar i pamposhtur.

Askren thuhet pas meçit se nuk e kishte kuptuar se me çfarë ishte goditur, mirëpo Jorge Masvidal e kishte ushtruar atë veprim për disa muaj në stërvitje.

Një veprim i pahijshëm u pa nga 34-vjeçari, që pas dy goditjeve që i dha, filloi të tallej me kundërshtarin që ishte pandjenja në kafaz.

Meçi që zgjati pesë sekonda u ndërpre menjëherë nga gjyqtari i ndeshjes, derisa u shpërnda vetëm tri goditje, një me gju dhe dy goditje me grushte.

Masvidal pas meçit ka thënë se ai do ta rrihtë edhe më shumë, mirëpo meçi nuk zgjati më shumë se pesë sekonda.

“Me të vërtetë doja ta rrihja atë për 14 minuta e 50 sekonda, por nuk ndodhi. Duhet pasur kujdes me atë çfarë themi jashtë ringut, ndoshta do ta kisha falur atë deri në raundin e dytë”, ka thënë 34-vjeçari.

Askren ishte parë në gjendje të rëndë pas meçit, pasi nuk kishte mundur të ecte në këmbët e tij, duke u larguar me karrocë.

Me këtë fitore rekorde, Masvidal renditet në vendin e katërt në UFC në peshat e mesme, derisa do të përballet me Kamary Usman për brezin e kampionit. /Telegrafi/