Telegrafi

Pesë seanca të reja në Gjykatën e Apelit për rastet e PSP-së, do të kontestohen paraburgimet

Këshilli penal i Gjykatës së Apelit do të mbaj pesë seanca të reja publike ku do të vendosë për ankesat e të akuzuarve nga PSP-ja për vendimet e gjykatës më të ulët, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Gjykata penale e Shkupit i ka publikuar vendimet për të akuzuarit Goran Grujoski, Toni Jakimovski dhe Nikolla Boshkovski, me theksimin se masa e paraburgimit duhet të zbatohet menjëherë, pas plotfuqishmërisë së vendimit.

Para gjykatësve të Apelit pritet që të dalin të akuzuarit në lëndët ”Tender” dhe ”Toplik”, kurse në ditët në vijim para gjykatës do të dalin kryesia e OBRM-PDUKM-së./Telegrafi/