Dasma e Meghan Markle dhe Princit Harry ishte padyshim një nga ngjarjet më të ndritshme të këtij viti.
Njerëzit filluan të diskutojnë rreth çiftit shumë kohë para dasmës.
Ishte folur edhe për marrëdhëniet e tyre para se të shpallnin angazhimin e tyre zyrtar.
Megjithatë, nusja e Princit ka dalë të jetë rebele sepse nuk ka ndjekur në mënyrë strikte të gjitha traditat e familjes mbretërore.
Bright Side do t’ju tregojë se cilat zakone mbretërore gruaja e Harryt i ka shkelur.
Ajo e bëri të ditur marrëdhënien e tyre më herët se që duhej
Meghan diskutoi marrëdhënien e saj me Princin Harry përpara se të shpalleshin zyrtarisht çift. Ajo e njoftoi këtë për revistën “Vanity Fair” në shtator të vitit 2017 për herë të parë. Ajo tha se ajo dhe Harry ishin në dashuri dhe donin thjesht të ishin së bashku. Sot është e vështirë të habitësh askënd me informacione, por sipas traditave të familjes mbretërore ajo nuk duhej ta bënte atë përpara fejesës së tyre.
Çifti nuk hezitoi të tregojë ndjenjat e tyre në publik
Nëse sheh Kate Middleton dhe Princi William, është e lehtë të shohësh se ata as nuk i mbajnë duart pranë njëri-tjetrit në publik. Derisa Meghan Markle dhe Princi Harry nuk ndihen të turpshëm për të shprehur ndjenjat e tyre. Ata u panë së pari duke mbajtur duart gjatë Lojërave “Invictus” në Toronto, të cilat ndodhën para fejesës të tyre.
Ajo ishte e martuar
Meghan Markle u martua me Trevor Engelson, një regjisor filmash, në vitin 2013. Ata kishin qenë së bashku për 10 vjet, 2 prej të cilave ishin martuar. Martesat me njerëz të divorcuar nuk janë më të ndaluara në familjen mbretërore. Kjo ndodhi vetëm një herë kur mbreti Edward VIII, i cili kishte mbretëruar vetëm për 10 muaj, refuzoi fronin për gruan që ai donte dhe që ishte martuar me të.
Ajo vjen nga një familje e zakonshme
Ndryshe nga të afërmit e Princit William, prindërit e Meghanit janë njerëz të zakonshëm. Nëna e saj (ajo në foto) Doria Ragland, punon si punonjëse sociale dhe babai i saj, Thomas Markle, ishte drejtor i ndriçimit në shumë prej filmave dhe serialeve televizive. Meghan Markle është një vajzë nga një familje e zakonshme që u bë e famshme si aktore në sajë të përpjekjeve dhe talentit të saj. Ajo ka dëshmuar se, nëse doni, ju mund të arrini gjithçka pa pasur ndonjë lidhje.
Ajo mbajti një fjalim në dasmë
E sapo bërë dukesha e Sussexit, Markle dha një fjalim të shkurtër në fund të ceremonisë, ku ajo falenderoi Mbretëreshën, Princi Çarls dhe anëtarët e tjerë të familjes mbretërore për pritjen e tyre të ngrohtë ndaj saj dhe të afërmve të saj. Ajo përfundoi fjalimin e saj me fjalë prekëse, “Kam gjetur princin tim”.
Asnjë shkelje e traditave të dasmës nuk mund të ndalë ndjenjat reale. Është e lehtë të shohësh se ky çift është plotësisht i dashuruar dhe i lumtur. /Telegrafi/