Telegrafi

Pesë rregulla të dietës të cilat mund të shkelen

Ju japim disa këshilla për rregullat të cilat megjithatë mund t’i shkelni derisa jeni në dietë:

Përdorni vetëm sheqer ngjyrë kafe
Shumë më e rëndësishme është të shikohet sasia e sheqerit që konsumoni sesa lloji i tij. E vërtetë është që sheqeri i kaftë është më i shëndetshëm se i bardhi, por as njëri e as tjetri nuk janë të shëndetshëm nëse teprohet me ta.

Ndryshimi i artikujve është rruga deri te pesha më e vogël
Nëse artikujt e rinj nuk ju paraqesin problem dhe nëse i shijoni atëherë respektimi i kësaj rregulle nuk do të jetë i lehtë, por nëse megjithatë e dëshironi ushqimin tuaj më të preferuar, më së miri do të ishte që ta hani.
Humbja e entuziazmit është një nga problemet më të mëdha tek dietat dhe për afat të gjatë, më mirë do të ishte që herë pas here të hani ushqimin që e doni dhe kështu të vazhdoni më gjatë me dietën.

Hiqni dorë nga gluteni
Në vend që tërësisht të hiqni dorë nga luteni, provoni vetëm të reduktoni përqindjen e karbohidrateve.

Dieta është gjithçka që ju nevojitet
Nuk është e mjaftueshme vetëm të jeni në dietë për të fituar muskujt e barkut. Për ta megjithatë është i nevojshëm kombinimi i ushqimit të kujdesshëm dhe ushtrimeve.

Nuk ka ushqim pas mesnatës
Edhe pse, në parim duhet të ekzistojnë kafjalli, dreka dhe darka, me ndonjë shujtë në mes tyre, rrallë dikush do të mund t’i përmbahet asaj dhe të mos ketë uri pas darkës. Gjëja e mirë është që edhe nëse jeni në dietë, mund të hani diçka në orët e vonshme. Nuk është e rëndësishme kur hani, por çka hani, shkruan fitness-diet.becomegorgeous.com.

/Telegrafi/