Pesë raste të reja me fruth janë regjistruar gjatë ditës së djeshme në Klinikën Infektive në Shkup, dy prej të cilëve janë ndalur për hospitalizim. Bëhet fjalë për paciente 22 vjeçe nga Çairi si dhe pacient 36 vjeçar nga Gazi Baba. Të dy të pa vaksinuar. Për momentin në Klinikën Infektive qëndrojnë të shtruar 33 pacientë, 8 prej të cilëve fëmijë.
“Në rrezik për jetën ndodhet pacientja 16 vjeçare me paralizë cerebrale e cila është me pneumoni masive si pasojë e fruthit dhe qëndron në ventilim mekanik në Repartin intensiv. Nëpër repartet tjera në gjendje të rëndë si pasojë e fruthit ndodhen edhe tre pacientë të tjerë të moshave madhore”, njoftojnë nga Klinika për Sëmundje Infektive./Telegrafi/