Site icon Telegrafi

Pesë “qentë e rrezikshëm” sulmojnë kalimtarët, dy prej tyre vriten nga policia (Video)

Pamjet e tmerrshme tregojnë momentin kur disa të pranishëm kapin karriget e një shitoreje, për të larguar qentë, pasi ata e kishin sulmuar një grua.

Siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për momentin kur një grua ishte kafshuar nga një qen dhe ajo largohet menjëherë nga grupi i pesë qenve në Bolton’s Queen’s Park.

Gjithashtu thuhet se ka qenë një burrë ai që i ka bërtitur pronarit, i cili ka refuzuar për të bërë një gjë të tillë, madje edhe duke e kërcënuar burrin në fjalë, duke ia mbledhur qentë rreth tij.

Gjithsesi, bëhet e ditur se kjo ngjarje nuk kishte përfunduar me kaq, pasi policia thuhet se ka vrarë dy qentë, dy të tjerë janë “arrestuar”.

Nga këta qen, thuhet se një grua 60-vjeçare u plagos kur një nga qentë e kafshoi atë në dorë dhe një tjetër u kafshua në këmbë nga Pitbullët, një racë kjo e ndaluar në Britani të Madhe.

Pronari 38-vjeçar, emri i të cilit nuk është identifikuar, është arrestuar. /Telegrafi/

Exit mobile version