Site icon Telegrafi

Pesë qen idealë për banesë të vogël: Nëse i merrni këto raca, kurrë nuk do të pengoheni!

Një fjalë për ta është plotësisht e mjaftueshme – është e pamundur t’u rezistoni!

Me rastin e zgjedhjes së qenit, më së miri është të udhëhiqeni nga karakteri, jo nga madhësia e qenit.

Lidhja Kinologjike Amerikane ka përpiluar listën e qenve të cilët janë idealë për bashkëjetesë në banesë, ndërkaq, siç edhe kemi mundur të supozojmë, zgjedhja është në racat e vogla, transmeton Telegrafi.

Mops

I pari në listë, ky qen shumë i ëmbël, ka prejardhje nga Kina dhe besohet që pjesëtarët e kësaj race janë paraardhësit e pekinezerëve. Shumica e pjesëtarëve të kësaj race të vogël janë energjikë dhe të hareshëm, aq më parë deri në vitin e tretë të jetës, kur bëhen më të qetë dhe më pak kokëfortë.

Mopsët janë aktivë dhe dëshirojnë të marrin pjesë në të gjitha punët e pronarit, kurrë nuk janë agresivë as të turpshëm, gjë që i bën adhurues të shkëlqyeshëm edhe për fëmijë. Shkojnë mirë edhe me kafshët e tjera, duke i përfshirë edhe macet.

Bichon Frise

E do jashtëzakonisht shoqërimin me njerëzit, është inteligjent, besnik, i guximshëm dhe vital. Është i lehtë të dresohet dhe me të është lehtë të jetohet, sepse është qen i shoqërueshëm dhe ka vetëbesim. Ka dëshirë kur njerëzit rreth tij janë të lumtur, mirëpo më i kënaqur është kur jeton në familje e cila e merr me vete kudo që shkon.

Është i shoqërueshëm dhe i dëgjueshëm dhe ka zënë vendin e dytë të merituar. Shkëlqyeshëm shoqërohet me qentë e tjerë, posaçërisht me fëmijët, të cilët i përshtaten shpirtit të tij të gëzueshëm dhe lehtë i mëson shkathtësitë.

Cavalier King i mbretit Charles

Qeni spaniel i mbretit Charles bart edhe titullin e qenit më të fotografuar në botë. Është qen i shoqërueshëm, vital dhe i këndshëm dhe vazhdimisht lëviz bishtin. Besnik dhe inteligjent, para së gjithash, i shoqërueshëm, nuk e do vetminë, andaj mos e lini kohë të gjatë vetëm.

U rekomandohet më së shumti njerëzve më të moshuar dhe fëmijëve për shkak të natyrës së tij të butë, mirëpo, meqenëse ka prejardhje nga qenët gjuetarë, duhet mbajtur vazhdimisht për kapistre, për të mos e tërhequr nuhatja në drejtimin tjetër, në mënyrë që qeni të mos humbet.

Shih Tzu

Ky qenë është aktiv, besnik, i mençur dhe, para së gjithash, i përkushtuar. Ka prirje miqësore dhe është i butë, ka dëshirë për kujdes dhe përkëdhelje, u përshtatet perfekt fëmijëve të vegjël.

Ky qen ka qime të mëndafshta i cili pothuajse nuk i ndërrohen, andaj është shumë ideal për banesë.

Bulldogu anglez

Bulldogu anglez është qen me qime të shkurtra, i cili nuk ka nevojë për krehje, as për larje. Fizikisht është mjaft inert dhe dembel, nuk kërkon shëtitje të gjata, prandaj është racë ideale për ata të cilët nuk dëshirojnë shumë kohë të kalojnë në natyrë. Mjaftohen me tri shëtitje të shkurtra gjatë ditës, megjithatë kushtoni kujdes ushqimit, sepse kanë prirje për shtim peshe.

Bulldogu shumë inteligjent dhe i këndshëm, është i shkëlqyeshëm si rojtar, nuk ka natyrë zemërake, edhe pse krijohet përshtypje e tillë për shkak të dukjes së tij, mirëpo nëse dresohet në mënyrën e drejtë, nuk është tepër kokëfortë. /Telegrafi/

Exit mobile version