Telegrafi

Pesë pyetjet e çuditshme që iu bënë Putinit

Vladimir Putin kreu sesionin vjetor të pyetje-përgjigjeve me publikun, ku u vunë re një sërë pyetjesh “të çuditshme” drejtuar shefit të Kremlinit dhe po aq të çuditshme ishin edhe përgjigjet e tij.

Numri i tyre është më i madh, por Euronews na sjell pesë më pikantet.

Pyetja 1: Vitin e kaluar u pyetët nëse do të shpëtonin Barack Obaman nëse ai do të ishte duke u mbytur, këtë vit, nëse Poroshenko dhe Erdogan do të ishin duke u mbytur, kë do të shpëtonit të parin?

Putin: Nuk e di ç’të them! Nëse dikush ka vendosur që të mbytet, është e pamundur që ta shpëtosh atë, por mund të mbash të zgjatur gjithmonë dorën e miqësisë nëse ai dëshiron ta pranojë këtë miqësi.

Pyetja 2: Kohët e fundit mësuam se ish-bashkëshortja juaj është martuar sërish. Kur do të na japësh ndonjë lajm për një zonjë të parë të re?

Putin: Ju zgjidhni presidentin dhe kryeministrin për të punuar dhe jo për jetën e tyre private. Megjithatë, unë e kuptoj që njerëzit janë të interesuar dhe sapo të ketë diçka do t’i përgjigjem kësaj pyetjeje.

Pyetja 3: Nëse do të kishit një peshk të artë, si në përrallën e Pushkinit, cilat do të ishin tri dëshirat e tua?

Putin: Më mirë të punosh për veten tënde dhe njerëzit e tu dhe të mos u besosh përrallave.

Pyetja 4: Kur jeni sëmurë, çfarë ilaçesh përdorni, ruse apo të importuara?

Putin: Në radhë të parë përpiqem që të mos sëmurem. Ushtrohem çdo ditë që të mbaj veten në formë dhe vaksinohem kundër gripi. Megjithatë, kur sëmurem marr çfarëdo që më këshillon mjeku, ruse apo të huaja, por gjithmonë ato më të lirat.

Pyetja 5: A bërtisni, përdorni gjuhë të pakëndshme apo fjalor të rëndomtë dhe kundër kujt?

Putin: Më duhet ta pranoj që ulëras dhe përdor fjalor të pakëndshëm, por e kam gjithmonë me veten. Kjo është pjesë e kulturës dhe traditës ruse. A u ulëras vartësve? Po, por e bëj sepse jam i nxehur me veten time. /TCH/