Tashmë është zyrtare dhe drejtimin e Milanit e ka marrë Yonghong Li me kompaninë Rossoneri Sport Investment.
Silvio Berlusconi shiti kubin pas 31 viteve qëndrim ku fitoi 29 trofe përfshirë edhe pesë Liga te Kampionëve.
Megjithatë trofeu i fundit i fituar është titulli i Serie A në vitin 2011.
Pronarët e rinj kanë shumë punë dhe më poshtë mund t’i gjeni pesë prioritetet e tyre. /Telegrafi/
Rinovimi i kontratës me Gianluigi Donnarumman
Presidenca e re duhet t’i ofrojë kontratë afatgjate portierit të talentuar italian Gigio Donnarumma.
Të qartësohet e ardhmja e Vincenzo Montellas
Ende nuk dihet si cila do të jetë e ardhmja e tajeri Montella.
Kryesia e re duhet të vendos se a do të vazhdojë me të, apo do të ketë ndryshime.
Investimet në skuadër
Berlusconi në vitet e fundit i kishte ndalur investimet. Dy lojtarët e fundit të ofruar janë Gianluca Lapadula dhe Gerard Deulofeu.
Stadiumi
Milani duhet të vendos se a dëshiron të qëndrojë në San Siro, apo të fillojë planet për stadiumin e ri.
Edhe Interi dëshiron ta mësoj këtë gjë.
Transparenca
Pronarët e rinj duhet të jenë transparent me tifozët duke i futur edhe ata në politikat e klubit.