Telegrafi

Pesë policë në Oklahoma akuzohen për vrasje të shkallës së parë, kishin qëlluar për vdekje 15-vjeçarin – publikohen pamjet rrëqethëse

Pesë zyrtarë policorë në Oklahoma të SHBA-ve, akuzohen për vrasje të shkallës së parë, kur gjatë nëntorit të vitit të kaluar qëlluan për vdekje një 15-vjeçar.

Stavian Rodriguez ishte qëlluar nga policët, pas raportimit për një tentim plaçkitje të armatosur në një dyqan në Oklahoma City gjatë 23 nëntorit, transmeton Telegrafi.

Pamjet e publikuara më poshtë shfaqin Rodriguezin para një pompe të derivateve duke hedhur në tokë revolen. Ai madje ngrit duart në ajër, por më pas i ulë para se të qëllohej për vdekje.

Gjyqtari i Oklahoma City, David Prater akuzon pesë policët për vrasje të shkallës së parë. E nëse ata dënohen, mund të kalojnë pjesën tjetër të jetës prapa grilave (dënim të përjetshëm).

Policët që akuzohen për vrasje janë Bethany Sears, Jared Barton, Corey Adams, John Skuta dhe Brad Pemberton. E policja e gjashtë, Sarah Carli ka përdorur “më pak armën vdekjeprurëse” dhe për këtë nuk do të akuzohet.

Autopsia ka zbuluar se Rodriguez kishte pësuar 13 plagë të armëve të zjarrit. /Telegrafi/