Agron Borovci, zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës ka bërë të ditur se në shënimin e 47 vjetorit të themelimit të UP-së nga ‘protesta’ e studentëve janë lënduar pesë policë, tre studentë, ndërsa 13 persona janë shoqëruar në polici.
Borovci në një konferencë për media tha se 13 protestuesit janë shoqëruar në polici, ndërkaq të lënduar nga radhët e policëve dhe studentëve janë dërguar për trajtim mjekësor.
Ndryshe, gjatë disa nga studentët brenda sallës ku po mbahej ceremonia për shënimin e 47 vjetorit të themelimit të UP-së ia kanë ndërprerë fjalën rektorit Marjan Demaj.
Për t’i larguar ata nga oborri I UP-së ka reaguar edhe Policia me ç’rast është përdorur edhe gazi lotsjellës.
Ata para të pranishmëve i janë drejtuar rektorit, duke i thënë se e ka shkatërruar UP. /Telegrafi/