Site icon Telegrafi

Pesë pjesëtarë të sigurimit të klubit të natës rrahin brutalisht burrin me ngjyrë, dhe e tërheqin zvarrë deri para dyerve të lokalit (Video, +18)

Një burrë me ngjyrë është përplasur për tokë brenda një klubi të natës, dhe është nxjerrë me forcë nga pesë pjesëtarë të sigurimit.

Ngjarja ka ndodhur në një klub nate në Mississippi të SHBA-ve, ndërsa kamerat e sigurisë kanë filmuar ngjarjen e tmerrshme, transmeton Telegrafi.

Në video shihet një burrë duke qëndruar i shtrirë më fytyrë në dysheme, derisa një pjesëtar i sigurimit qëndronte mbi të dhe të tjerët e mbanin për këmbë e duar.

Por, është interesant se njëri prej tyre vazhdimisht e godet me grusht në fytyrë, ku si pasojë e këtij sulmi brutal ai mbulohet me gjak.

Kyle Garnder, 23-vjeç, që ka filmuar incidentin ka deklaruar se pasi e kanë rrahur dhe tërhequr zvarrë deri para dyerve të lokalit, pjesëtarët e sigurimit janë parë duke festuar për këtë veprim.

Lidhur me këtë ishte njoftuar edhe policia e cila më të mbërritur në vendin e ngjarjes kishin gjetur burrin pa ndjenja në trotuar, të cilin e dërguan me urgjencë në spital për shkak të lëndimeve të marra.

Ndërkaq, banakieri i lokalit insiston se sigurimi ka vepruar në vetëmbrojtje, pasi burri me ngjyrë vazhdimisht sulmonte dhe shante klientët tjerë. /Telegrafi/

Exit mobile version