Telegrafi

Pesë pitbull të tërbuar sulmojnë çiftin në rrugë, reagon policia duke i qëlluar me revole (Video, +18)

Të paktën pesë qenë të tërbuar të racës pitbull kanë sulmuar një çift dhe fëmijët e tyre në qendër të qytetit Bolton në Angli, ku si pasojë është detyruar policia të intervenojë.

Dëshmitarët e kësaj ngjarje të pazakontë kanë bërë të ditur se policia kanë dalë në terren, duke i qëlluar për vdekje këto kafshë, transmeton Telegrafi.

Si pasojë e të shtënave me armë, janë vrarë dy qen dhe dy tjerë janë kapur, derisa një është plagosur rëndë.

Policia angleze ka konfirmuar se burri dhe gruaja të moshës 60-vjeç, kanë pësuar lëndime trupore nga kafshimet e qenve. /Telegrafi/