Telegrafi

Pesë personazhe të famshme të Hollywoodit, kush janë ish-të dashurat e Alex Rodriguez?

Një nga emrat më të njohur në botën e sportit është Alex Rodriguez, por nuk është vetëm një nga atletët më të talentuar ndonjëherë, pasi gjithashtu zotëron një listë magjepsëse të ish-partnerëve.

Ai është një nga beqarët më të kërkuar në treg dhe tashmë ishte përfshirë me një sërë femrash të famshme, disa prej të cilave janë ndër më të bukurat në planet.

Jennifer Lopez

Një nga të dashurat dhe ish e fejuara e tij e fundit nuk është askush tjetër veçse Jennifer Lopez. Çifti ishin bashkë për më shumë se katër vite dhe gjithçka dukej perfektë. Por, një sërë thashethemesh rreth A-Rod bënë që të kishte një tërheqje nga JLo, e cila tanimë është e martuar me aktorin Ben Affleck.

Jennifer Lopez dhe Alex Rodriguez (Foto: Getty Images)

Cameron Diaz

Çifti u takuan për pak më shumë se një vit, por ishin më të distancuar nga jeta publike. Kjo ishte kur Rodriguez po jetonte një nga momentet e tij më të ëmbla me Yankees.

Alex dhe Cameron Diaz (Foto: Backgrid)

Madonna

Diferenca në moshë është 17 vjet mes yllit të bejsbollit dhe Madonnas. U përfol, por asnjëherë nuk u zyrtarizua, se ata kishin një lidhje kur ajo ishte e martuar me regjisorin Guy Ritchie. Në një rast lojtari i bejsbollit dhe artistja u panë së bashku në rrugët e Mexico City.

Alex Rodriguez dhe Madonna (Foto: Billboard)

Kate Hudson

Yjet e Hollywoodit i përshtaten këtij ‘Kazanovës’ veçanërisht nëse kanë famë, bukuri dhe ndajnë statusin e tij ekonomik. Kjo është arsyeja pse A-Rod dhe aktorja Kate Hudson ishin bashkë për një kohë.

Kate Hudson dhe Alex Rodriguez (Foto: Arkiv)

Torrie Wilson

Me sa duket, nuk ka asgjë që Alexit i pëlqen më shumë se një bionde e bukur, dhe anëtarja e pestë dhe e fundit e kësaj liste është Torrie Wilson. Ajo është një ish-mundëse e WWE, e cila ka pasur një lidhje me atletin në vitin 2011 dhe është parë shpesh në stadiumin Yankee, duke mbështetur partnerin e saj. /Telegrafi/

Alex Rodriguez dhe Torrie (Foto: Getty Images)