Të paktën pesë persona u plagosën pasi një person i armatosur qëlloi “dhjetëra e dhjetëra” plumba në një dyqan në Seattle.
Në mesin e të plagosurve janë katër burra dhe një grua, tha shefi i policisë Adrian Diaz, raporton dailymail.
Të plagosurit janë transportuar në spital, ndërsa dy persona ndodhen në gjendje kritike për jetën.
Të shtënat ndodhën në parkingun e dyqanit, por Diaz nuk tha nëse ishte një sulm i shënjestruar.
Për momentin nuk dihet nëse sulmuesi është arrestuar. /Telegrafi/