Telegrafi

Pesë persona të lënduar në një aksident në Kumanovë

Pesë persona janë lënduar pas përmbysjes së një makine “Jeep” e drejtuar nga K.K.A.A (1972) nga Egjipti, i cili jeton në Holandë, në rrugën Tabanoc-Kumanovë.

Siç njoftojnë nga MPB, aksidenti ka ndodhur dje pasdite, ndërsa në polici është paraqitur në orën 15:30, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Pas aksidentit me makinën e Ndihmës së Shpejtë shoferi dhe katër bashkëudhëtarët janë dërguar në Qendrën mjekësore në Kumanovë për ndihmë mjekësore dhe nga ana e mjekëve u janë konstatuar lëndime”, thonë nga MPB.

Ata shtojnë se hetime në vendin e ngjarjes janë kryer nga ekipi i SPB Kumanovë dhe po punojnë për zbardhjen e aksidentit./Telegrafi/