Pesë persona kanë marrë lëndime sot në një aksident komuikacioni, që ka ndodhur sot rreth orës 13:00 në Vushtrri.
Sipas Policisë, në aksident janë përfshirë tri vetura.
“Një aksident trafiku me lëndime është raportuar sot rreth orës 13:00, në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë, përkatësisht segmenti në Vushtrri. Në aksident janë përfshirë tri vetura civile, ku si pasojë pesë persona kanë pësuar lëndime”, tha zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës Avni Zahiti./Telegrafi/