Telegrafi

Pesë persona të lënduar në aksidentin e djeshëm në Sllatinë të Tetovës

Në udhëkryqin në fshatin Sllatinë të Tetovës, dje (22 gusht) rreth orës 16:20 minuta, ka ndodhur aksident trafiku, në të cilën kanë marrur pjesë dy vetura me targa të Tetovës:

Në aksident janë përfshirë vetura “Volksvagen Touran” të cilën e ka drejtuar 41-vjeçari H.J nga Sllatina dhe vetura “Opel Corsa” të cilën e ka drejtuar 25-vjeçari A.J nga Tetova.

Në këtë aksident, lëndime trupore kanë marrur dy vozitësit dhe tre bashkëudhëtarë nga të dy veturat të moshave 17, 21 dhe 25-vjeçe dhe të gjithë janë dërguar në Spitalin Klinik të Tetovës, për t’ju ofruar ndihma mjekësore.

Inspektimin në vendin e ngjarjes e ka kryer ekipi i nga SPB Tetovë.