Telegrafi

Shkup, pesë persona të helmuar nga ushqimi

Foto: Arkiv

Inspektorati sanitar dhe shëndetësor shtetëror (ISSHSH) informoi se sot pesë persona janë helmuar nga ushqimi i konsumuar në lokalin “DM” në Shkup. Objekti në fjalë është përkohësisht i mbyllur dhe është dhënë urdhër për kontroll sanitar-higjienik dhe kundërepidemik të tij, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Këto pesë persona me ankesa dhe simptome të helmimit akut janë pranuar në Klinikën universitare për sëmundje infektive dhe gjendje fibrile në Shkup, ku është kryer anketë epidemiologjike.

Nga kontrolli i jashtëzakonshëm i kryer në objektin e “DM”, që gjendet në rrugën. “Orce Nikollov” nga ana e Inspektoratit sanitar dhe shëndetësor së bashku me ekip të Qendrës për shëndet publik dhe Agjencisë për ushqim dhe veterinari është konstatuar gjendje e pakënaqshme higjienike dhe është kryer dezinfektim, dezinsektim dhe deratizim parandalues dhe objekti është mbyllur përkohësisht./Telegrafi/