Telegrafi

Pesë persona, përfshirë tre fëmijë u goditën me thikë në një ‘incident të rëndë’ jashtë një shkolle në qendër të Dublinit

Policia në Dublin po merret me një “incident të rëndë” pasi disa fëmijë u goditën me thikë në një sulm me thikë pranë një shkolle në pjesën veriore të qytetit.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për një ngjarje në sheshin Parnell East në periferi të qendrës së qytetit tregojnë ambulanca dhe automjete policie.

Ndërkohë thuhet se pesë persona janë dërguar në spitale të ndryshme në rajonin e Dublinit, tha një Garda Síochána, forca policore e Irlandës.

Gardaí thotë se “viktimat” përfshijnë një burrë, grua dhe tre fëmijë të vegjël.

Së paku deri më tani, autoritetet po përpiqen të përcaktojnë një motiv për sulmin, por nuk dyshojnë për motive terroriste. /Telegrafi/