Site icon Telegrafi

Pesë persona nga Tetova kanë shkelur orën policore

Siç njoftojnë nga Prokuroria, pesë të akuzuarit në ngjarje të ndryshme më 13 dhe 14 prill nuk kanë respektuar vendimin e Qeverisë ku ndalohet lëvizja në Maqedoni për të parandaluar përhapjen e coronavirusit.

“Për shkak të veprës penale ‘mosrespektim i udhëzimeve shëndetësore në kohë pandemi’, Prokuroria Themelore Publike Tetovë në gjykatë propozoi shqiptim të gjobave”, shprehen nga Prokuroria.

Gjoba, sipas Prokurorisë do të jetë me para në lartësi prej 100 gjoba ditore./Telegrafi/

Exit mobile version