Site icon Telegrafi

Pesë persona lëndohen në Polac të Skenderajt

Sonte në Skenderaj, janë lënduar pesë persona në një aksident trafiku, i cili ka ndodhur në orët e mbrëmjes.

Rastin për Veriu.info e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, i cili ka treguar se aksidenti ka ndodhur në rrugën rajonale Skenderaj-Vushtrri.

“Aksidenti raportohet të ketë ndodhur rreth orës 20:00 në rrugën rajonale Skenderaj-Vushtrri, përkatësisht në fshatin Polac. Në aksident ishin të përfshira dy automjete civile ku si pasojë e aksidentit lëndime kanë pësuar pesë persona”, tha Zahiti.

Exit mobile version