Pesë persona, përfshirë dy fëmijë, janë gjetur të vdekur në një shtëpi në shtetin amerikan të Oklahomas, ka thënë policia.
Të pesë duket se janë vrarë, sipas rreshterit të policisë Gary Knight, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.
“Kjo nuk ishte një situatë e helmimit me monoksid të karbonit, apo diçka e tillë – këta janë pesë persona që u vranë”, ka shtuar ai.
Knight tha se një burrë dhe një grua ishin midis atyre që u gjetën të vdekur në shtëpinë në anën jugperëndimore të Oklahoma City.
Sipas një raporti në gazetën lokale The Oklahoman, policia tha trupat i kishte gjetur një 10-vjeçar.
Ngjarja po hetohet si vrasje, pasi mbi trupin e një burri u gjet një armë, shtuan ata. /Telegrafi/