Telegrafi

Pesë persona me aftësi të kufizuara morën certifikata të praktikës

Në kuadër të shënimit të Ditës Ndërkombëtare për Mundësi Profesionale të Personave me Aftësi të Kufizuar, me iniciativë të Zyrës për Qeverisje të mirë pranë Kryeministrisë, në Ministrinë e Drejtësisë, kanë kryer praktikë pesë ditore, pesë persona nga kjo kategori.

Ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha, shpërndau certifikatat për pesë personat pjesëmarrës në këtë praktikë, duke i inkurajuar dhe siguruar se edhe në të ardhmen, Ministria do t’i ketë dyert e hapura për këto kategori.

“Përkushtimi dhe kujdesi i institucioneve ndaj personave me nevoja të veçanta, është jo vetëm detyrim ligjor por edhe dëshmi e vullnetit, mundësisë dhe humanizmit tonë”, theksoi ministrja Dhurata Hoxha duke vënë në pah se këto kategori, do ta kenë përkrahjen e saj.

Praktikën në Ministrinë e Drejtësisë e kanë kryer anëtarët e Shoqatës së të Verbërve, Shoqatës së të Shurdhërve, Handi-Kos dhe Down Syndrome Kosova. /Telegrafi/