Telegrafi

Pesë përdorime të pazakonta të lëngut të kastravecëve turshi

Kastravecët turshi kanë shumë përfitime. Si një ushqim i fermentuar, janë të pasur me baktere të mira që ndihmojnë në sistemin tretës

Turshitë përmbajnë vitaminë A, e dobishme për shëndetin e syve, dhe vitaminë K, e cila ndihmon në shëndetin e kockave.

Përdorimi i tyre në sallata shton shijen dhe aromën. Sikur të mos mjaftonin këto, lëngun e kastravecëve mund ta përdorni edhe herë tjetër.

1 – Përdoreni për të aromatizuar mishin: Mund të përdorni pak lëng kastravecësh turshi kur marinoni mishin sepse i jep një aromë shtesë. Mund të përdorni piper, hudhër të grirë dhe më pas të vendosni mishin në një enë me lëng kastravecësh, përpara se ta gatuani.

2 – Përdoreni si salcë sallate: Lëngun e kastravecëve mund ta përdorni si bazë për të bërë salcën e sallatave ku mjafton ta përzieni me vaj ulliri, piper dhe hudhër. Përzierjen ruajeni në frigorifer dhe mund ta përdorni deri në dy javë.

3 – Shtojeni në koktej: Lëngu i kastravecëve mund të qëndrojë mirë edhe në një koktej alkoolik, si për shembull në një përzierje me bazë vodka.

4 – Përdoreni si përbërës të fshehtë, aromatizues: Hidheni në vend të kastravecëve (si te hamburgeri).

5 – Pastroni kuzhinën: Lëngu i kastravecëve shërben si pastrues natyral, sidomos për pjatat që pastrohen me vështirësi. Thjesht derdheni në tiganë ose enë të tjera dhe lëreni të veprojë për pak minuta.

Burimi: Well & Good