Shërbimi Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar, që në QKUK dhe në spitalet e tjera rajonale aktualisht për COVID-19 janë duke marrë trajtim 5 pacientë, dy prej tyre post- COVID-19.
Sipas raportit në Klinikën Infektive janë duke u trajtuar 6 pacientë kurse, në Spitalin e Gjakovës 1 pacientë.
Kurse 4 pacientë janë në oksigjenoterapi.
“Pesë pacientë të konfirmuar me COVID-19 dhe 2 të tjerë post-COVID-19, janë duke u trajtuar në kuadër të klinikave dhe spitaleve të përgjithshme, Me oksigjeno-terapi, 4 pacientë. Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme. Klinika Infektive, 6 pacientë, Spitali i Gjakovës, 1 pacient”, njofton ShSKUK./Telegrafi/