Pesë pacientë të konfirmuar me COVID-19 pozitivë dhe 6 të negativë post-COVID, po trajtohen në klinikat e QKUK-së dhe spitalet e përgjithshme.
Me oksigjeno-terapi 5 pacientë, kurse në Mjekim Intensiv janë të shtrirë 2 pacientë.
Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme:
Klinika Infektive, 6 pacientë
Mjekimi Intensiv në Klinikë Infektive, 2 pacientë
Klinika e Pediatrisë , 1 pacient
Spitali i Gjakovës, 1 pacient
Ndryshe, në 24 orët e fundit në Kosovë janë konfirmuar 31 raste të reja me COVID-19.
Ndërkaq, prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.820.912 doza të vaksinës.
Deri më sot 819.854 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Deri më sot janë dhënë 99.661 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19. /Telegrafi/