Site icon Telegrafi

Pesë ngjyrat e flokëve që do të dominojnë vjeshtën 2020

Tendencat e ngjyrave të flokëve këtë vjeshtë janë nga më të larmishmet, por specialistët kanë propozuar këtë fundvere pesë ngjyra që do të dominojnë në flokët e kësaj vjeshte

Natyrisht, brenda këtyre ngjyrave, nuk bëhet fjalë të dilni nga “zona e rehatisë”, por edhe nëse guxoni pak më shumë për t’i dhënë freski ngjyrës suaj tradicionale, nuk do të ishte keq apo jo?

“Ne po tentojmë të kalojmë drejt toneve më të errëta dhe më të pasura për vjeshtën e këtij viti”,- thotë Andrew Fitzsimons, stilist flokësh.

“Të gjithë pranojmë më shumë hije natyrale këtë vit, kështu që do t’u përmbahemi ngjyrave që kërkojnë pak kujdes për vjeshtën, pra atyre që janë më afër ngjyrës sonë natyrale”.

Fitzsimons thotë se për vjeshtën tonet më të errëta që qëndrojnë në harmoni me stinën janë: e kuqe e errët, kafe në çokollatë, kafe e ngrohtë, nuancat e karameles dhe tonet e verës.

Këto ngjyra janë të ngrohta dhe komode, ashtu siç synohet të jetë edhe vjeshta.

Shikoni të gjeni disa frymëzime që mund t’u rrinë ngrohtë edhe flokëve tuaj.

1. Karamele

Chrissy Teigen, në 62-vjetorin e çmimeve Grammy flokët i kishte lyer në nuancat e karamelit. Është ngjyrë e ngrohtë që i shkon çdo lloj lëkure.

2. Kafe (me tone të ftohta)

Flokët kafe, me një nuancë të ftohtë si Shay Mitchell shton një dimension të ri në pamjen tuaj.

3. Ngjyrë vere

Jepuni flokëve (brunet kryesisht) një ngjyrë më të ngrohtë e më të ëmbël dyke shkuar tek e purpurta e verës. Ngjyra e flokëve të Zendaya ka përzierje të së kuqes me vishnjën me nuance të errëta.

4. E kuqe e errët

Edhe gërshetat klasike si Rihanna ndihen të freskëta për vjeshtën me këtë hije pikante të kuqe shkruan Class.

5. Çokollatë

Përzierja e toneve të lehta të Gemma Chan bën që kjo nuancë e ftohtë është krijuar enkas për vjeshtën. /Telegrafi/

Exit mobile version