Site icon Telegrafi

Pesë ndryshimet e mëdha të Gigi Hadid, ja pse duhet t’i kesh ngjyrat e saj

Eci në tapetin e kuq me një veshje shumë interesante që u ra në sy të gjithëve, por tërheqja më e madhe e Gigi Hadid ishte skena.

Për asnjë moment, supermodelja nuk u bë e mërzitshme gjatë spektaklit Much Music Awards në Toronto një natë më parë. Të gjithë fansat i kishin sytë tek ajo, sidomos pas ҫdo veshjeje nga 5 modele të ndryshme.

Me diҫka të kuqe, të bardhë apo bojëqielli, Gigi tregoi edhe një herë se kur del në skenë, ajo është mbretëresha e bukurisë.

Para se të fillonte eventi, supermodelja u shfaq në tapetin e kuq me një kostum mjaft elegant të kuq dhe vlerësimet e mediave, pasi dolën fotot e saj, ishte thjeshtë ‘cool’. Me flokë të mbledhur dhe tualet të pastër, Gigi nuk e pati aspak të vështirë për të tërhequr vëmendjen e të gjithëve.

Kur është fjala për të bardhën, Gigi e ka ngjyrën e vet. Me një pelerinë të gjatë e të qëndisur, pantallona të ngushta po të bardha, modelja shfaqet me klas duke treguar se është mbretëreshë e skenës.

Me bojëqiellin e lehtë dhe pelerinën me shpatulla të zbuluara, Gigi tregon se është një prej modeleve që duhet ndjekur në ҫdo stil.

Edhe kur zgjedh një bady të zi me ҫizme të gjata, duket shumë seksi dhe me pamje rock.

Me fustan metal dhe taka, një look që nuk mund të duket askund më interesant se te Gigi.

Exit mobile version